Elsamedi i nxjerr gënjeshtrën gazetarit të Top Channel

Pas daljes nga Big Brother Elsamedi e ka përmendur disa herë se një nga shkaqet e largimit të tij nga shtëpia ishte thirrja e opinionistit të asaj mbrëmje, gazetarit Ervin Kurti. “Ke thënë që duhet të dalë Elsamedi”, tha ish-banori dje në Post Big Brother duke shtuar që Ervini nuk e kishte ndjekur BB kështu që po jepte opinion të gabuar.

Gazetari nuk e pranoi këtë duke thënë se ka ndjekur çdo edicion kështu që Elsamed sot ka publikuar mesazhet me të në të cilat Ervini shkruan se nuk e ndjek Big Brother dhe e cilëson si “eksperiment njerëzor që nuk i sjell asgjë sferës publike në vendin tonë.”

“Jo, jo s’e shoh atë format unë. Është një eksperiment njerëzor i cili s’më pëlqen. I famshëm për asgjë, s’e kam ndjekur kurrë. Prodhon VIPa që si japin asgjë sferës publike në vendin ku jetojmë kësisoj zgjedh të bëj diçka tjetër sesa të shoh atë, të lexoj, të flas me dikë në tel ose të pushoj”, shkruan gazetari në mesazhet e publikuara nga Elsamedi.

“Ja fjalët për produksionin kur Ervini s’punonte në Top Channel. Kështu e ka shikuar edhe kur ka ardh të japi opinion për mua? Turp”, shkruan Elsamedi.