Ambra pyet Elsamedit nëse ka ndonjë gjë për të thënë në lidhje me vendimin e marrë për të vazhduar lojën të ndarë.

“Sa shumë ka për të folur”, i thotë ai.

“Ndonjë gjë të re, jo ato gjërat që kemi folur gjithmonë”, i thotë Ambra.

Elsamedi i thotë se është i çorientuar me situatën e re dhe nuk di çfarë të thotë. Ai shton se gjërat do të shihen më qartë në vazhdim.

“Je mërzitur për këtë vendim? U pendove?”, e pyet Ambra.

“Po”, i përgjigjet Elsamedi.

Ambra mundohet ta ngushëllojë. Ajo i thotë që kjo ishte një çështje loje dhe s’ka pse ta vuajë kaq shumë dhe Elsamedi merr kurajo.

“Besoj që kemi më shumë mundësi. Edhe pse u mor ai vendim, ne jemi më të fuqishëm, ti thjesht mundohu që gjërat të jenë ndryshe nga sa kanë qenë deri më tani mes nesh”, thotë Elsamedi.

Ambra ka një pyetje. “Menon se dalim keq jashtë?”, pyet ajo, pyetje që nuk merr përgjigjje nga Elsamedi.