Elsamedit i bën përshtypje që brenda shtëpisë merren që të gjithë me fjalë dhe asnjëri nuk ja thotë në sy tjetrit atë që mendon për të.

Ai pyet Donën nëse kështu ka qenë që prej fillimit dhe Dona i thotë po.

Ambra shton se asnjëri këtu nuk ja thotë tjetrit vërejtjet që ka ballë për ballë, por i diskutojnë me të tjerë “fshehurazi”.

“Përveç meje! Unë ja them në sy se nuk më plas fare”, i thotë Elsamedi.

Dona më pas sjell në kujtesë debatin mes Musës dhe Fiorentinës. Ajo thotë se gjithçka nisi kot dhe se Fiorentina pasi flet për të tjerët pas krahëve thotë se ajo çfarë ka për banorët e tjerë ua thotë në sy.