Kur Musa gjatë spektaklit i kujtoi një rast Donaldit, kur ai nuk i ishte bashkuar tavolinës së tij me Donën, por ishte ulur veçmas në oborr.

“Çfarë lidhje ka kjo?! Unë ulem ku ndjehem rehat me vete dhe këto “jo po ti duhet të vish të më njohësh mua, etj etje” nuk funksionojnë”, i thotë Donaldi Elsamedit.

Ky i fundit jep mendimin e tij. “Musa është shumë i mbuluar”, shprehet Elsamedi, duke nënkuptuar se ai është tjetër person nga ai që shfaqet në brenda shtëpisë. Elsamedi flet me bindje, ai thotë se është i sigurtë që Musa e ka nominuar atë, bashkë me Donaldin dhe Elisonën.

“Po e di mor burrë”, i përgjigjet Donaldi.

“Një është ai, një është Ambra, po i treti nuk po më del”, thotë Elisona.

Sa për informacion, Musa dhe Dona nominuan çiftin Olsi-Fiorentina dhe Elisonën me Donaldin, jo Elsamedin.