Elsamedit i kanë mjaftuar pak orë që të përfshihet në debatin e parë me Fiorentinën. Në prani të banorëve të tjerë, të dy ata diskutuan ashpër.

Fiorentina i kërkon atij që të ulë tonet kur diskuton me të.

“Tonalitetin tim nuk ma ul dot ti”, ja kthen Elsamedi që më pas u kujton banorëve të tjerë një mendim të Fiorentinës për ta dhe për ata që kanë dalë.

“Ke thënë që kanë ardhur nga shpella, a shpellarë”, shton ai.

Gastarja bëhet kuroze dhe e pyet Fiorentinën: “E ke thënë në përgjithësi o Fior?”

Elsamedi nuk e lë që të shprehet Fiorentina.

“Një budalla nuk i pranon gabimet e veta”, ndërhyn ai.

“I drejtohem atij, jo juve”, i kthen përgjigje Fiorentina Gastares.

Më pas ironitë mes tyre përshkallëzohen. Fiorentina kërkon që “të marrë mësime prej Elsamedit, si mësues që është”, ai ja kthen “kundrejt pagesës”.

“As 50 lekë nuk meriton!”, shton Fiorentina.

“Të jap unë ndonjë lek”, i përgjigjet Elsamedi.

“Për çfarë ke hyrë këtu?! Lekë ke, këngëtar je! Shyqyr që ke lekë, pse ke hyrë këtu?”, e pyet Fiorentina me ironi.
“Për qejfin timin dhe me të pas ty përballë”, ja kthen ai.

“S’e ke shansin! emi këtu po s’do ta kesh shansin të ulesh. Ta shkatërroj në të qindtën e sekondit figurën”, i përgjigjet ajo.

Më pas, në debatin mes tyre ndërhyn edhe Mariusi me Lupçen, që nuk u pëlqeu ajo që tha Elsamedi. Megjithatë, ky i fundit ruajti shënjestrën e vet dhe iu drejtua sërish Fiorentinës.

“Kë hyrë këtu në Big Brother për të gjetur burrë”, i thotë ai.