Elsamedi dhe Fiorentina kanë vijuar sot debatet e nisura me njëri-tjetrin gjatë spektaklit. Të dy akuzojnë njëri-tjetrin për ofendime dhe të dy shprehen se personi tjetër ofendoi i pari.

E ndërsa Fiorentina thërret Olsin për t’i thënë se Elsamedi i tha se ata kanë ardhur për të “shitur fytyrën”, ky i fundit i thotë se “kur nuk i përballon njerëzit vetë thërret Olsin.

“Kam përballuar dhe më të fortë se ti. Kopjac je, por mos kopjo shumë se ngel në klasë”, i thotë Fiorentina që ndërprehet nga Elsamedi që i thotë se “unë e kam marr diplomën”.

Fokusimi te diploma solli edhe komente për moshën dhe se sa duken realisht ata. “Edhe unë e kam marrë (diplomën). Jam më e madhe, por dukem më e vogël se ty”, i thotë Fiorentina, Elsamedit, ndërsa ky i fundit i thotë se “kam mamin më të bukur se ty”.