Olsi e quan hipokrit Elsamedin dhe i vë në dukje faktin që ai vetë ka akuzuar atë dhe Fiorentinën se bëjnë gjithçka për lojën dhe kur u dha mundësia ai ishte i vetmi që zgjodhi të ndahej nga partnerja për lojën.

“Ti ke thënë se Fiorentina bën gjithçka për lojën, por Fiorentina është më mua dhe përfshihem edhe unë këtu. Ti vetë për lojë bërë këtë dhe nëse do ta kisha bërë unë, më mirë të dilja jashtë”, i thotë Olsi.

Elsamedi thotë se zgjedhja për t’u ndarë është një zgjedhje personale e çiftit dhe nuk ka pse të përmendet nga banorët e tjerë dhe më pas flet u kundërvihet akuzave të Olsit.

“Fiorentinës i kam thënë dhe i kam vënë vizën e kuqe që para një jave. Të kam thënë edhe ty që për lojën bëni gjithçka. Unë për vete jam munduar që të ruaj ato limitet e mia tek pjesa personale dhe unë jam munduar t’ju respektoj”, thotë ai.