Elsamedi merr veçmas Olsin dhe kërkon të sqarojë me të disa situata ku është përfshirë ai me Ambran.

Elsamedi i thotë se nuk i pëlqejnë disa sjellje dhe se ai ka provokuar Ambran.

Elsamedi: Dhe ti i ke kuptuar vetë ato. Kështu gjërash këtu brenda unë nuk dua që të ndodhinnë asnjëlloj konteksti.

Olsi: Çfarë të të them unë ty, kur ti nuk je i zoti të mbledhësh femrën tënde njëherë? Në radhë të dytë, a e ke pyetur veten se përse i ka bërë femra jote këto reagime kundrejt meje? Në radhë të tretë, pse duhet të marrësh shkas tek pjesa e burrërisë e të tjera, se përderisa unë mbaj vendin tim dhe personi që ti ke në krah vjen më lag mua me ujë, është faji im? Personi që ti ke në krah qesh dhe buzëqesh me gjërat që unë them është faji im? S’është burrëria ime? Si i bie tani?! Unë femrën që kam në krah di ta mbledh, kështu që ti, para se të dilje tek kjo pjesë, duhej të kapje atë pjesën se sa i zoti je ti që të mbledhësh femrën që ke në krah. Sa për shakanë, unë i kam bërë gjërat tek pjesa e shakasë dhe provokime nuk bëj

Elsamedi: Tek pjesa e shakasë, janë shaka që nga jashtë interpretohen ndryshe

Olsi: Kështu i bie që unë me ish-partneren tëndë…

Elsamedi: Partneren time, është akoma partnerja ime.

Olsi: Jo unë s’e quaj më partnerja jote. Për mua është single. Ti merre si të duash, unë po e marr kështu.

Elsamedi: Mos u merr me këtë pjesë fare ti…

Olsi: Ti përderisa nuk je i zoti të mbledhësh partneren tëndë, se ta kishte bërë partnerja ime atë gjë, e kapja unë dhe e mblidhja dhe nuk jepte më as reagime, as kontakte. Kështu që e ke gabim ti, jo unë. Pjesën e reagimeve, kontrolloi njëherë tek partnerja jote dhe pastaj hajde dhe kërkoi tek mua.