Me tre banorë Elsamedi ka krijuar përplasje të forta brenda shtëpisë nga momenti i parë që ka hyrë, Fiorentinën dhe çiftin Fotini-Danjel.

Elsamedi ngacmon Danjelin duke i thënë se “ty të shkon vetëm çifti simpatik”, ndërsa ai i përgjigjet se i kanë rënë puplat, duke shtuar “kaq e kishte dhe trimi”.

Më tej diskutimi i tyre, i kthyer në debat, ka kaluar në përmendjen e partnereve të tyre.

“Për puplat mos u merakos se e di si ngrihen. Ik merr Fotininë që të marrësh pak energji se të paktën ajo flet më shumë se ty edhe pse flet kot”, shprehet Elsamedi.

Ndërsa Danjeli e pyet nëse ndarjen në çift e bëri për lojë apo për para. Më tej thekson se ai dhe Fotinia nuk braktisen as për lojë, e as për lekë.