Ambra ulet më në fund me Elsamedin dhe i thotë atij se është mërzitur për familjen e saj dhe nënën. “Nuk jam mësuar të jetojë larg tyre”, thotë ajo.

Ndërsa Elsamedi i tregon se Musa është mërzitur me të për shkak se po qëndron gjatë me Donën dhe po i merr kohën atij.

“Po më merr kohën me partneren time, më tha Musa. Km lojën time dhe jo lojën e tjerëve. Unë kam lënë punët jashtë për të qëndruar këtu, më tha Musa”, i tregon Elsamedi Ambrës.

Ambra nuk e ka pritur mirë këtë dhe i ka thënë se Musa duhet të ja thotë asaj këto fjalë dhe jo Elsamedit. “E para, të mi thotë mua, ose shkoj ja them unë atij. Unë nuk qëndroj pas Donës. Ajo më pa të mërzitur dhe mu afrua vetë. Tjetra është që Dona ma ka shpjeguar këtë pjesë dhe unë nuk kam qëndruar gjatë me të duke ndenjur më shumë me banorët e tjerë”, thotë Ambra.