Elsamed dhe Ambra janë dy prej banorëve të rinj të shtëpisë së Big Brother, por kjo e fundit ka njohje të vjetra me një prej banoreve të vjetra të shtëpisë së Big Brother.

Por pavarësisht kësaj, i dashuri i saj, Elsamedi, e ka këshilluar Ambrën që të tregohet e kujdesshme dhe të mos marrë për bazë gjithçka që Dona i thotë për banorët e tjerë.

“Donën e ke shoqe, por këtu është lojë. Shihe vetë dhe mundohu t’i njohësh vetë banorët e tjerë. S’ka nevojë për strategji këtu”, këshillon ai, të dashurën e tij.