Ambra kërkon një mendim nga Elisona dhe një përshtypje sesi i duket fakti që ajo dhe Elsamedi nuk janë më bashkë në lojë.

Dhe Elisona ja jep mendimin.

“Të të them të drejtën duet të ishin bashkë, të rrinit bashkë dhe të dilnit bashkë meqenëse hytë bashkë në këtë lojë”, i përgjigjet ajo.

Elisona më pas do të dijë arsyen se përse Elsamedi vendosi që të ndahen.

“Po për arsyen që unë nuk përfshihem dhe nuk ndërhyj në debate”, i thotë Ambra.

Më pas, Ambra parashikon një javë të trazuar në shtëpi.

“Ka për të qenë një lëmsh i vërtetë se janë të gjithë në nominim dhe nuk e mendoj dot se kush mund të dalë”, thotë ajo.