Ejona dhe Ademi lënë shtëpinë e Big Brother

Aventura në Big Brother për çiftin nga Berati, Ejona dhe Adem, ka përfunduar mbrëmjen e sotme.

Ata ishin në nominim gjatë kësaj jave së bashku me çiftin Fotini-Danjeli dhe publiku vendosi që të jenë Ejona dhe Ademi të eliminuarit e kësaj mbrëmje, duke humbur mundësinë për të fituar çmimin e madh.

Ëndrra e tyre ishte të futeshin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe këtë e realizuan, por publiku vendosi që atë të largohen natën e sotme.

Dita më e bukur për ta në shtëpi ishte ajo e kaluara, kur Big Brother organizoi dasmën për ta brenda në shtëpi. Ejona u shpreh se ishte dita më e bukur në jetën e saj.