Egnajti dhe Musa, të ulur në këndin e cigares, kanë folur për Damianon, duke thënë se do të vijë momenti dhe ai do të gabojë.

“Ka për të rrëshqitur në ndonjë vend. Nëse e hedh bananen në tokë do të vijë momenti dhe do të rrëshqasës. Por unë nuk ka pse ta vras mendjen për ndonjë gjë”, thotë Musa.

Edhe pse atyre iu bashkohet edhe Kleodiana, vazhdojnë të flasin për Damianon. Për Egnajtin, Damiano ka ndryshuar dhe nuk është më i ditëve të para.

“Duket se ka ndryshuar, pasi kur u fut në fillim dukej se kishte diçka ndërmend të bënte”, thotë Egnajti.