Nuk e ka fshehur asnjëherë faktin që është xheloz dhe pasi më herët e kritikoi për veshjen Donën, Musa ja ka përsëritur sërish, duke i thënë këtë herë se edhe në banjo do të shkojnë bashkë.

Por më pas, ai teksa është me Donën dhe me Katerinën, i thotë kësaj të fundit se Dona është më shumë xheloze se ai. Ai i thotë me shaka Katerinës: “Do ta shohësh ne televizor, ‘Dona e Big Brother vret Musën për xhelozi’”.

Musa thotë më tej se Donës i pëlqen fakti që ai është xheloz.

Katerina e ngacmon më pas Musën, duke i thënë se të ishte në pozicionin e tij nuk do ta linte Donën të vishte as bluze. “Jo, kështu mund të rrijë”, thotë Musa.