Rrjetet sociale tejkalojnë shpesh funksionin e tyre si një hapësirë komunikimi dhe shndërrohen në vendin ku mund të flasësh pa dorashka, madje edhe pa mbajtur asnjë përgjegjësi.  Diçka e tillë ka ndodhur sot, kur Fjorentina e “Big Brother” nisi një komunikim live me adhuruesit e saj, të cilët nuk i kanë kursyer fyerjet kundër ish-‘armikes’ së saj brenda shtëpisë, Ambrës.

Një nga ndjekëset e Fjorentinës nuk e ka kursyer fjalorin teksa u shkreh se “Ambra është rrotë kur*ve”. Por, më shumë se sa ky koment, përshtypje ka bërë përgjigjja e Fjorentinës, e cila tha se, “Është për veten e vet moj zemër”.  Por si e ka pritur bukuroshja e edicionit të 9 të “Big Brother” këtë deklaratë?

E kontaktuar nga “Tabloid.al”, Ambra është shprehur me rezerva, duke thënë se, “Nuk kam për çfarë të reagoj sepse jam e sigurt që Fjori nuk ka thënë asgjë në lidhje me mua, por ç’të bëjmë, të tjerët i marrin ndryshe gjërat”.

E pyetur nëse me Fjorentinën tashmë janë bërë shoqe, Ambra ka dhënë një përgjigje të shkurtër e diplomate, “Le të thotë çfarë të dojë Fjori, nuk më intereson”.