Pas famës që morën në Big Brother, tani çiftet pjesëmarrës kanë të gjithë vëmendjen e publikut i cili i ndjek hap pas hapi për të rejat e tyre më të fundit. Dhe duket se një nga këto çifte nuk e ka mbajtur aspak të fshehtë lajmin që do bëhen prindër. Bëhet fjalë për Enidën dhe Marjusin.

Në një foto të postuar në Instagram Enida shfaqet në shoqërinë Ejonës dhe vajzës së saj ndërsa në koment shkruan se “së shpejti do jenë 4” duke lënë të kuptohet se po pret një fëmijë.