Me të njëjtën skenar si Danjeli dhe Fotini, edhe Damianit dhe Donjetës iu njofton se nuk janë votuar nga publiku për të dalë nga shtëpia, por si çift.

Damiano tha se e priste dhe se publiku e ka votuar atë bashkë me Donjetën sepse kanë qenë shumë të drejtë në shtëpi deri më tani.

Në fund, që të dy ata pranojnë të bëhen çift dhe njihen me rregullat. Ata nuk duhet të tregojnë asgjë për shtëpinë e beqarëve. Ashtu si Danjeli me Fotininë edhe ata duhet të ruajnë sekretin. Nuk duhet të tregojnë për shtëpinë e beqarëve.

Pas marrjes së rregullores, Damiano dhe Donjeta futen në shtëpinë e çifteve dhe aty gjejnë Danjelin me Fotininë. Të dyja çiftet sapokrijuara respektojnë rregulloren dhe bëjnë sikur nuk njihen me njëri-tjetrin.