Dona siguron Musanë se nuk e pret asnjë surprizë jashtë. Ajo i thotë atij që të rrijë i qetë sepse është shumë e pastër, megjithëse i shton se ka disa sekrete që nuk mund t’i thotë brenda shtëpisë së Big Brother.

“Do të të tregoj shumë gjëra që kam kaluar e që nuk i them dot këtu. Do të të tregoj që të njihemi më shumë jashtë, por nuk janë gjëra që të thuash UAUU”, thotë ajo.

Musa thotë se nëse qëndrojnë bashkë dy muaj brenda shtëpisë, është shumë kohë e kaluar. Por ai i trembet sesi do të shkojnë gjërat mes tyre jashtë.

“Kam frik që edhe kur të dalësh mund të ndryshosh. Nuk e di po kam shumë frikë se mund të ndodhë. Asnjëherë tjetër nuk kam patur këtë ndjesi frike kaq shumë se në jetën time nuk kam takuar njeri si ty”, i thotë ai.

Edhe Dona i trembet realiteti jashtë shtëpisë.

“Edhe unë e mendoj këtë pjesë që mund të kemi keqkuptime nga gjërat që do të përplasemi jashtë, ku di unë”, thotë ajo.

“Kemi një tip të keq që i mbetet hatri njërit edhe nuk flet. Jashtë nuk do të jemi si këtu që nuk kemi nga shkojmë. Nuk duhet ta lëmë situatën që të ftohemi dhe të qëndrojmë një javë pa folur”, shton Dona, duke shprehur edhe dëshirën që bashkë me Musën t’i shkonin lojës së Big Brother deri në fund.