Edhe pse doli shpejt nga shtëpia e Big Brother, Kleodiana në ato pak ditë qëndrimi mori shumë vëmendje prej sherreve e debateve me vajzat e tjera. Megjithatë ish-banorja nuk mundi të krijohej çift me asnjë duke mos e vazhduar lojën.

Pas daljes, Kleodiana vazhdoi punën si kërcimtare ndërsa këto ditë ndodhet me pushime në jugun e Shqipërisë, nga ku po poston shpesh foto provokuese ku tregon linjat trupore.

Duket se këtyre fotove të Kleodianës nuk i është përmbajtur dot as Donaldi i cili i bën “like” çdo fotoje të ish-banores.

Nuk dihet ende nëse Donaldi dhe Kleodiana janë takuar, pasi kjo e fundit nuk ka preferuar të shkojë as në post-Big Brother dhe as në festat e organizuara pas finales.

Megjithatë kjo nuk e përjashton mundësinë që dyshja të jenë miq shumë të mirë.