Donaldi kërcen me Ambran këngë popullore dhe Elsamedi i shtrirë në shezllon së bashku me Elisonën e ngacmon.

“Përfito, përfito nga rasti ti Donald”, i thotë ai, duke nënkuptuar që Ambra tashmë është single.

Më pas, Elsamedi i thotë të bëjë kujdes së në darkë i duhet të japë llogari tek Elisona.

“Ta tregon në darkë ty ajo! Do të të rrjepë lëkurën”, i thotë ai.

“Kush Musa?!”, pyet me shpërfillje Donaldi.

Por, reagimi i Elisonës mbërrin menjëherë. Ajo e pyet se çfarë është duke bërë, ndërsa Donaldi ja kthen se është duke kërcyer me Ambran. Si hakmarrje, Elisona merr Elsamedin dhe ngrihen bashkë e kërcejnë ngjitur me Ambran e Donaldin.