Pas diskutimit që pati me Musën në lidhje me xhelozinë, Dona duket se nuk është në humor për kërkesat e Ambras.

Ambra i afrohet asaj në kuzhinë dhe i kërkon që të shkojnë bashkë dhe të hidhen tek susta. Por Dona e refuzon fillimisht me arsyen se s’ka çfarë të veshë për atje.

Ambra i thotë që të veshë xhinse dhe të shkojnë bashkë.

Por përgjigjja që merr është sërish negative dhe mes dy vajzave bie heshtja.

E refuzuar nga Dona, Ambra fton Katerinën, e cila menjëherë pranon dhe dy vajzat futen tek susta e kërcimit.