Edhe Donës i ka bërë përshtypje sjellja dhe urtësia e Vivit në shtëpinë e Big Brotherit dhe ajo kërkon të dijë nga Kei nëse edhe jashtë është kështu.

“Jashtë flet. Këtu është shumë tip i ndjeshëm dhe nuk do të duronte sikur ta ngacmonin, përpos faktit që nuk është e lehtë për ne, siç je ti me Musën”, thotë Kei.

Ajo vazhdon më tej duke shtuar se Vivin nuk e tërheqin asnjëherë debatet që ajo i vlerëson të cekëta, të tipi “e lagu, s’e lagu”.

Dona thotë se Vivi duket tipi shumë i ndrojtur dhe ndonjëherë duket sikur ka nevojë që të shprehë më shumë gjëra dhe sikur dikush a diçka e pengon. Kei reagon menjëherë.

“Jo jo. Ajo ma shpreh mua me sy nëse diçka nuk shkon. Nga ana psikologjike unë me të jemi njësoj. Kemi dhjetë vjet që njihemi me njëra-tjetrën dhe kuptohemi me shenja”, thotë Kei.