Në debatin e nisur mes Fotinisë dhe Musës përfshihen edhe partnerët përkatës të tyre dhe përballja shndërrohet në përballje çiftesh.

Donës nuk i pëlqeu komenti i Fotinisë, që i tha Musës se aktron shumë mirë brenda shtëpisë dhe i kujtoi asaj Danjelin.

“Danjeli i ka kapur të gjithë banorët e tjerë veç e veç për të na sharë dhe sulmuar ne se ka frikë të përballet”, i thotë ajo.

“Shumë mirë! Atë tip ka Danjeli”, përgjigjet Fotinia.

Musa plotëson idenë e Donës.

“Nisin një debat me dikë dhe më pas ikin i shmangen debatit”, thotë Musa, duke shtuar se ai vetë nuk e bën asnjëherë këtë.