Të shtrirë në krevat, Dona dhe Musa komentojnë klipin e javës ku shfaqeshin Damiano, Danjeli dhe Kei duke planifikuar liderin e ri të shtëpisë, plan që u dështoi pasi Big Brother vendosi që lider të kësaj jave të bëjë Xhenin me Benardin pa votimin e banorëve.

Dona thotë se nuk i pëlqeu ajo që pa dhe që prej kësaj nuk do ta votojë më kurrë për lider çiftin Damiano-Armela.

“Ai donte të bëhej lider dhe unë kurrë s’kam për t’ja dhënë më votën! Kurrë!”, thotë ajo.

Edhe Musës nuk i ka pëlqyer kjo.

“Edhe mua më foli për këtë, por i thashë që më bezdisin këto gjëra”, u shpreh ai.