Musa dhe Dona bëjnë gëzuar dhe i urojnë trashëgime Danjelit dhe Fotinisë, por mes vetë çiftit ka mospërputhje.

Dona ka vërejtje për Musën, i cili, sipas saj, nuk reagon siç duhet gjatë spektaklit të së shtunës dhe këtë e ka bërë në mënyrë të përsëritur.

Me këtë, Dona dukshëm i referohej debatit që pati me Fiorentinën gjatë spektaklit live dhe ku Musa nuk ndërhyu.

Musa i thotë se e ka mbrojtur atë gjithmonë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Ai shton se nuk është i shtirur kur i thotë se e do dhe se beson që të njëjtën gjë merr edhe prej Donës.