Dona dhe Musa janë një çift tepër simpatik brenda shtëpisë së Big Brother, në mënyrë e tyre ata përpiqen të njohin akoma më tepër njëri-tjetrin.

Ndërsa ngacmohen me fjalë, por edhe me gjeste, Musa e pyet se çfarë do të mendonte shoqja e saj e ngushtë për ata të dy si çift. Dona përpiqet të evitojë përgjigjen, duke i thënë se e nënkupton se për çfarë e ka fjalën ai.

Por Musa vijon të ngulmojë dhe Dona i përgjigjet se “mos ki merak se nuk kam rënë në dashuri me ty”. “Vajte shumë larg, nuk e kisha aty”, i thotë ai.