Xhelozia është tema e radhës që diskuton Dona me Musën. Dona shpjegon se ajo vetë është shumë e thjeshtë.

“Xhelozia tregon se e do një person, por kur e tepron me të bëhet pengesë. Unë jam xheloze, por jo sa për t’u bërë pengesë. Nëse bëhem xheloze nuk të them mos shko aty, mos bëj këtë apo atë. Kur ta them e them me bindje që ke bërë diçka”, thotë Dona.

Musa thotë se është shumë xheloz ndaj Donës dhe tregon edhe arsyen se përse.

“Sillem kështu me ty se kam frikë se mos të humbas. Unë nuk dua të të humbas asnjëherë, por e di që sa më shumë të bëhem xheloz unë, aq më shumë do të më largohesh ti”, i thotë ai.