Dona vazhdon të këshillojë Ambrën dhe këtë herë i thotë që të mos i besoi asnjë personi në shtëpi.

Ambra flet për Elisonën duke thënë se nuk i kanë pëlqyer aspak sjelljet e saj të fundit, ndërsa Dona ndërhyn dhe i thotë të mos i besojë askujt.

Ndërkohë, dy vajzat edhe pse nuk kanë një mendim të mirë për Eisonën, për partnerin e saj mendojnë ndryshe. “Donaldi është shumë i mirë”, thotë Dona.

Ambra jep një mendim edhe për partnerin e saj Elsamedin, duke thënë se ai ka rënë në qetësi, por nuk e pranon këtë gjë pasi i duket sikur i bie krenaria, thotë ajo.