Ndërsa janë shtrirë në krevat, Dona e Musa bisedojnë edhe për planet e tyre për të ardhmen, pasi të dalin nga shtëpia e Big Brother.

Musa është i paqartë se çfarë do të bëjë pas eksperiencës “Big Brother”, ndërsa Dona i ka të qarta planet e saj dhe madje “planifikon” edhe për Musën.

Ndërsa ajo i tregon se pas “Big Brother” do të shkojë të takojë familjarët e saj, Dona i kërkon Musës që të vejë edhe ai në Shkodër, e me këtë rast të martohet, duke qenë se e ka thënë shpesh “Jam bërë për t’u martuar”.

Musa duke qeshur shprehet se nuk ka për ta bërë, por Dona nuk dorëzohet duke ia bërë më të qarta qëllimet e saja.

“Nëse ne vazhdojmë edhe jashtë, a do ta bëje?” e pyet Dona, e përgjigjja e Musës tanimë është pozitive “Normale që po”.