Në marrdhënien mes Donës dhe Musës jo çdo gjë ka shkuar ashtu si ata kanë dashur. Të dy janë përfshirë shpesh në zënka dhe shkak është bërë kryesisht xhelozia.

Për Donën, izolimi e ka bërë më të thjeshtë pajtimin dhe që gjërat të kthehen normalitet, por ajo vret mendjen se çfarë do të ndodhë kur të jenë jashtë.

“Është e frikshme kur të dalim jashtë. Mund të fillojnë disa gjëra të vogla dhe të zihesh, se këtu zihesh dhe flet prapë, kurse jashtë kemi shoqëri dhe e heqim mendjen”, thotë ajo.

Musa i thotë se nëse ndjenja do të jetë e fortë mes tyre edhe jashtë s’ka pse bëhet merak, por Dona thotë se është shumë xheloze jashtë.

“Në momentin që shoh që kalon një ditë dhe nuk më shkruan, mendoj se po bën një gjë të keqe. Kur kemi pas grindje të mëdha këtu ça s’kam menduar dhe po të isha jashtë nuk do të kisha duruar kaq shumë”, thotë Dona.

Musa e pyet se përse është kaq pesimiste për lidhjen e tyre jashtë.

“Mendoj nisur nga të gjitha gjërat që kanë ndodhur këtu, ku vetëm 5 përqind është faji im dhe 95 përqind ka qenë faji yt”, i thotë ajo.