Dona, Ambra dhe Musa diskutojnë bashkë të shtrirë dhe përballë kanë Olsin me Fiorentinën që “luajnë” me njërit-tjetrin.

Në një moment, Olsi godet Fiorentinën tek të pasmet.

“Ai bën disa gjeste që nuk janë të hijshme, por e ka fajin ajo (Fiorentina) që e lejon”, thotë Ambra.

Dona kujton një tjetër rast të ngjashëm, ndërsa Musa thotë se “Olsi kështu është dhe nuk bën gjë tjetër”.

“Po kur ja lejon kjo (Fiorentina), çfarë i prish punë atij (Olsit). Unë e kam vënë re këtë gjë dhe them si mundet”, shton Ambra.

“Në sy të të tjerëve i ka thënë të kam fut llullën”, shton Dona.

“Po kur i tha të vë tek oborri”, shton më tej Ambra, që këmbëngul se Fiorentina duhet t’ja ndalojë këto gjëra Olsit.