Dona flet me Ambrën për të kaluarën në Big Brother, kur Ambra ende nuk ishte futur në shtëpi.

Ajo tregon për kohën që kaloi në shtëpinë e “singel”-ave dhe njohjen me Musën. “Një javë atje më është dukur shumë e gjatë, ndërsa kur u futëm në shtëpinë e madhe ndryshoi gjithçka”.

Dona thotë se ka mbetur tërësisht e zhgënjyer me Danjelin dhe Fotininë. “Me Danjelin dhe Fotininë kemi pasur marrëdhënie shumë të mira, nuk e ke idenë se çfarë zhgënjimi kam pasur nga ata, më vinte të qaja. I konsideroja shumë shokë. U bënë lider dhe e vendosën Musën shef kuzhine, në mbledhje e degjeneruan Musën. Danjeli e bëri lojën që të binte ai në sy”, tregon Dona.