U njoftuan në mëngjes nga Big Brother për festën e mbrëmjes dhe kishin thuajse gjatë gjithë ditës që diskutonin për të.

Te “singel”-at erdhi momenti i shumë pritur për ta. Djemtë bashkohen me vajzat në dhomën e këtyre të fundit.

Djemtë takohen me vajzat dhe Ervini i thotë vajzave se ambienti është i rregulluar ashtu si ata e kishin parashikuar.

Xheni pret me puthje Ervinin, gjithashtu edhe Armela bën të njëjtën gjë. Egnajti i bën komplimente vajzave për rregullimin e dhomës enkas për ta.