Çifti fitues i Big Brother, Danjel dhe Fotini janë kthyer ditën e sotme nga pushimet për të festuar pasi motra e Danjelit, Suela ka sot ditëlindjen.

“Mbi cdo pasuri te botes esht nje pasuri qe ska cmim esht familja. Familja te jep dashurine qe smund ta gjesh ne asnje cep te botes!! Sot po feston ditelindjen motra ime! Motra jone! Edhe 100 vite te lumtura plot dashuri dhe harmoni”, shkruhet në profilin e fituesve të Big Brother Albania 9.

Motra e Danjelit nuk ishte dakort që çifti të martohej, por më pas ajo pranoi duke u futur edhe në shtëpinë e Big Brother për të uruar vëllain.