Prova e mollës gjatë javës në shtëpi, përveç të qeshurave që shkaktoi dhe deri diku edhe xhelozitë që shkaktoi brenda shtëpisë, nuk u kalua prej banorëve.

Vetëm gjashtë çifte arritën që të realizojnë plotësisht dhe saktësisht provën, ndërsa të tjerët dështuan.

E në fund, Big Brother vendosi që prova nuk është kaluar me sukses.

Për pasojë, banorët i pret një javë e vështirë me vetëm 25 përqind buxhet, duke qenë se 50 përqind e buxhetit shkon për personat me aftësi ndryshe, si ndëshkim për veprimet e tyre të pahijshme të Danjelit, Donaldit dhe Olsit.