Denisi dhe Donjeta kanë nisur një debat mes tyre. Denisi rrëmben karrigen mbi të cilën kishte vënë këmbët Donjeta dhe reagon ndaj saj.

“Mos i vendos këmbët mbi karrige, ndërsa ke veshur shapka. Vish një palë çorape. Këto janë bërë për t’u ulur, jo për të vënë këmbët ti”, i thotë Denisi.

Ndërsa Donjeta reagon me një ton të ulët. “Nuk më tregon ti mua ku t’i vë këmbët. Ulu ku të duash, ke gjithë këtë vend”, thotë vajza.

Por Denisi nuk mjaftohet me kaq, duke e vazhduar debatin. “Këtu po jeton me të tjerë persona dhe duhet të kesh kulturën tënde. Bëhu e arsyeshme. Ti për vete shko dhe futi këmbët në banjë e shtrihu në krevatin tënd, por te gjërat e përbashkëta jo”, i tha Denisi.