Elsamedi është dënuar nga “Vëllai i Madh” që të përgjigjet vetëm me “po” ose “jo” dhe të mos thotë asnjë gjë tjetër.

E ndërsa shumica e banorëve e vënë në lojë dhe e ngacmojnë që ai të harrojë dënimin e të flasë, Lupçe është i vetmi që e ngacmon në çdo lloj forme që ta bëjë të flasë, edhe duke i hedhur edhe provokime të ndryshme.

Deri më tani Elsamedi nuk është dorëzuar, por mbetet ende për t’u parë se si do të veprojnë.

Por është edhe një banor tjetër që e provokon Elsamedin, Fiorentina. Në ditët e kaluara ata janë përfshirë jo pak herë në debate, e për këtë Fiorentina i thotë ndër të tjera se “unë të flas, ti s’më flet dot”, duke i lënë të kuptojë se nëse ajo do mund t’i thotë gjithçka e ai nuk çfarë të bëjë.