Lupçe dhe Danjeli janë përplasur sërish në Post Big Brother. Lupçe vazhdon me mendimin se dashuria e Danjelit dhe Fotinisë nuk është e sinqertë ndërsa dha edhe një deklaratë për marrëdhënien e tij me Katerinën që e çuditi Arbanën.

“Ne u mplakëm, lidhja jonë është konsumuar”, tha Lupçe.

“Pse ore sa më shumë të rrish me një njeri konsumohesh?”, ia ktheu Arbana e habitur. Ndërsa partnerja e Lupçes, Katerina nuk foli fare. Çfarë po ndodh me lidhjen e tyre?