Në debatin mes partneres së tij dhe Fiorentinës, Musa bëri rolin e vëzhguesit. Ai nuk ndërhyu në asnjë moment për të dalë në krah të Donës, por vetëm dëgjoi.

Dhe nga ajo që dëgjoi thotë se ka kuptuar diçka dhe këtë ja shpreh Donës.

“Nga mënyra sesi po të fliste, sesi po të drejtohej dukej sikur të njihte nga jashtë, sikur dikush i ka folur për ty”, i thotë Musa.

Dona e mohon këtë dhe i kujtohet një provokim i Fotinisë për një njohje të përbashkët jashtë shtëpisë. Ajo më pas ka një vërejtje për Musën.

“Unë mendova se ti duhej të kishe ndërhyrë pak”, i thotë ajo.

Musa justifikohet duke thënë se nuk mund të fliste ai, pasi ai nuk është në dijeni të debatit dhe i kërkon Donës që t’ja shpjegojë.

“Ti duhej t’i përgjigjeshe, ti i di të gjitha, jo unë”, thotë Musa. Edhe Olsi tha që mund t’ja fusësh direkt për Shkodër sapo të dalësh dhe çfarë the ti?!”, pyet Musa.

“S’e di”, përgjigjet Dona.

“Ti i the mendimi jot, por s’mund t’i japësh tjetrit dyshimin. S’duhet t’ja lësh që të dyshojë”, shton Musa.