Damiano kërkon kollaren për ta përdorur për mbrëmjen e spektaklit, por nuk e gjen askund. Kjo gjë e acaron atë.

Teksa Damiano vazhdon të kërkojë, Dona hamendëson se mund t’ia ketë marrë Danjeli. Ndoshta e ka marrë ai, pasi po qesh gjatë gjithë kohës”, i thotë ajo Damianos.

Më pas, kravata e humbur e Damianos nis një debat mes dy djemve, në të cilin përfshihet edhe Fotinia dhe kalon në të tjera nivele.

“E keni bërë kontratën me kë çift do të lidheni”, i thotë Damiano Danjelit dhe Fotinisë.

“Po i jep shumë rëndësi vetes dhe unë të përgëzoj për këtë që mundohesh kaq shumë”, reagon Fotinia.

“Kontratën që më ofruat mua, unë e refuzova dhe ju vazhdoni. Ju vazhdoni me kontrata dhe e bëni javë për javë. Rëndësi ka që na jepni qendrën e vëmendjen se kjo gjë më pëlqen”, i thotë Damiano.

“Ti i ke bërë të gjitha rolet në këtë shtëpi, të femrës dhe të mashkullit. Ti shkruan ato që bën vet dhe vjen t’i përplas ballit. Ti je kloun”, i thotë Danjeli.

Damiano reagon dhe i thotë Danjelit se është shumë i cekët. “Je shumë i lehtë për t’u kuptuar. Je shumë i cekët”,