Egnajti ndodhet në verandë me Armelën dhe po i sqaron debatin e krijuar mes Damianos dhe Benardit. Një debat, arsyet e të cilit, ai i cilëson si komplet idiote.

Armela e pyet se pse ai nuk u përfshi në debat, duke mos u mjaftuar me argumentin e Egnajtit se ishte një debat tërësisht idiot.

Ajo i thotë se ai duhet të përfshihet më tepër nde bat, pasi kjo ndihmon pozitivisht në sy të publikut, edhe nëse janë tema pa baza.

Më tej ajo shprehet se ia sugjeron këtë Egnajtit, sepse duhet që të krijojë situata që të shfaqet më tepër në spektaklin e të shtunës mbrëma.