Debati mes Elsamedit dhe Fiorentinës u përshkallëzua në ofendime personale mes të dyve dhe e gjitha kjo për një shkrim në pasqyrë, që Fiorentina i tha Adnandit dhe Marjusit që të mos e bëjnë.

Një shkrim të tillë e kishte bërë më parë edhe Elsamedi. Ai thotë se kishte shkruar emrin e nipit dhe ditën tjetër e gjeti emrin të fshirë.

Elsamedi u thotë banorëve të tjerë se ai nuk e mori personalisht këtë, por këmbëngul se ata që e kanë bërë këtë duhej që më e pakta t’i kishin treguar më parë se përse do ta fshinin.

Fiorentina, që dëgjon të gjithë rrëfimin e Elsamedit i thotë se ai vetë e kishte marrë personale këtë çështje.

Kaq mjaftoi dhe mes tyre u ndez sërish debati. Fiorentina e akuzon Elsamedin se është kopje e banorëve të tjerë, ndërsa Elsamedi i thotë se është origjinal dhe nuk ndryshon prej saj.