Debat për bashkëjetesën, Fiore: Për mua ka shumë rëndësi

Banorët janë mbledhur në oborr ku Fiorentina rrëfen konceptin e saj për lidhjet dhe debati bëhet për bashkëjetesën.

“Kur ke një lidhje, ti në shtëpinë tënde, ajo në shtëpinë e vet. Nuk ka as debate dhe asgjë dhe jeni të dy të lumtur kur takoheni”, thotë ajo.

Sa i takon bashkëjetesës, Fiore e sheh atë si një hap të rëndësishëm.

“Bashkëjetesa është ajo që e ndan jeni për njëri-tjetrin apo jo. Unë mendoj se bashkëjetesa për mua është një gjë shumë thelbësore”, shton Fiorentina.

Fiorentina thotë se bashkëjetesa është një hap shumë i rëndësishëm që të kuptosh sesi është personi tjetër.