Merreshin vesh për gjithçka në çift dhe deri tani nuk kishin pasur asnjë përplasje, por edhe mes Damianos dhe Armelës kanë lindur debate.

Damiano është ndjerë i ofenduar nga partnerja e tij, pasi ajo i ka ngritur zërin dhe ka bërë veprime me duar në sy të banorëve të tjerë. “Nuk ke pse bërtet dhe bën xheste me duar. Unë nuk i duroj këto veprime. Ka një lloj limiti dhe një lloj respekti ndaj partnerit dhe unë nuk ta kam bërë ndonjëherë këtë gjë”, i thotë Damiano.

Edhe ti gabim bërë pasi nuk kishe pse të ma thoshe në sy të të tjerëve. Edhe ti gabim bëre. Unë nuk kam parë ndonjëherë ti bëj punët vetëm të gjithë i ndihmojnë”, i tha Armela.

Por kjo nuk ishte përplasje e vetme në çift mes të dyve. Të mërzitur pas kësaj bisede, ata shkojnë shtrihen në krevat, ku Armela nis të shkruaj në një letër. Në moment zëri “Kiss”. Banorët puthen me partnerin e tyre dhe të njëjtën gjë bën edhe Armela me Damianon. Por ndërkohë që puth Damianon, Armela vazhdon të shkruajë ne letër.

Pas përfundimit të lojës, Damiano i ka kërkuar partneres së tij të mos e bëj më këtë veprim, pasi është ofendues dhe largohet nga krevati i nevrikosur.