Fiorentina e quan të tepruar shakanë e Damianos me Kein, që u fshehën furçet banorëve të tjerë.

Ajo thotë se nuk është higjienike gjesti i tyre.

“Për mua s’është problem, por nuk duhet ta kishe bërë ti”, i drejtohet ajo Damianos.

“Më fal, më fal. Nuk bëj më lojëra”, i përgjigjet ai.

“Unë do të jem e para që nuk do të ha bukë se nuk e di ça mund të hedhësh ti aty brenda”, i thtoë ajo, duke i kërkuar që të kthejë furçet.

Damiano thotë se ishte vetëm një lojë për të qeshur.