Ervini kapet me Danjelin dhe e ofendon duke i thënë se është i pafytyrë, ndërsa ai i kërkon argumente.

Ervini e ka shqetësuar fakti se pse një javë më parë Danjeli nuk kishte marrëdhënie tumira dhe Kein, ndërsa tashmë ka ndryshuar. “Ti një javë nuk flisje me Kein dhe më pas e bërë shoqe. Ti je nga fryn era”, thotë Ervini.

“Në qoftë se ke argumente m’i thuaj se pse jam i pafytyrë. Ti e ke problemin me veten. Ti se ke njohur fytyrën time. Mund të interpretosh si të duash, por nuk di të argumentosh, por ti je legen”, i thotë Danjeli.

Ervini kapet edhe me Benardin, pasi sipas tij mbështet Danjelin, ndërsa ai përpiqet ta sqarojë atë se është gabim.