Pasi i sollën djalin në shtëpi, Big Brother mendoi një surprizë të madhe për Ejonën dhe Ademin, të cilën me siguri nuk do ta harrojnë gjatë gjithë jetës së tyre.

Ata kanë kaluar shumë pengesa gjatë jetës së tyre, por dashuria i ka bërë të fortë duke i shembur “muret” dhe realizuar ëndrrat e tyre. Ejona dhe Ademi kanë thënë se kanë edhe një ëndërr ende të parealizuar.

Big Brother i realizoi edhe këtë ëndërr çiftit. Dasmë në Big Brother, për herë të parë në këtë format.

Banorët e tjerë u zhvendosën në dhomën ku qëndron lideri derisa ambienti, por edhe nusja, të bëheshin gati.

Më pas të gjithë dolën në oborrin e rregulluar posaçërisht për këtë natë të veçantë për çiftin. Danjeli i thotë Ademit dhe Ejonës të shikojnë monitorin, ku shfaqet klipi i martesës.

Ademi i vendos unazën bashkëshortes së tij. Çifti urohet nga banorët e tjerë dhe më pas nis festa…