Danjeli bëri hapin e madh dhe këtë vendosi që ta bëjë brenda shtëpisë së Big Brotherit.

Gjatë javës, në dhomën e rrëfimit të dy kishin shprehur dëshirën për të çuar në një tjetër nivel lidhjen e tyre; martesën.

Dhe kështu ndodhi; Danjeli doli në oborr i pari dhe më pas aty iu bashkua Fotinia.

“Nuk po e bëj këtë për shoë, po e bëj se të dua shumë dhe të propozoj nëse do të martohesh me mua. Do të martohesh me mua?”, pyeti ai.

“Po!”, ishte përgjigjja pa mëdyshje e Fotinia.