Ata janë dy djem në një grup për provën e javës dhe janë plotë idenë për ta kaluar sa më mirë, megjithëse kanë pasur debate më herët.

Danjeli dhe Musa mendojnë të bëjnë lojën me letra që vajzat e kanë bërë një herë për partnerët e tyre në shtëpi.

Musa shkruan një letër për Danjelin. “Nuk ka dashuri më e madhe se dy persona që e urrejnë njëri tjetrin. Loja do të mbarojë një ditë, ne jo”, shkruan Musa për Danjelin.

“Edhe një zemër në fund”, thotë me shaka Danjeli.